QENDRA Frasheri  
Flag
Flag  
 

 

 

Fondacioni “Qendra Frashëri” është themeluar më 25.09.2007 me vendimin nr. 423 e Gjykatës së Rrethit Tiranë, më qëllim të sjellë me kontributin e vet konform Ligjit, ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të hapësirave shqipfolëse, në këto veprimtari kërkimore:

 

·       Konservimi dhe Restaurimi i Monumenteve të Kulturës të gjitha llojëve dhe epokave historike për qëllime muzeale dhe turistike

·       Ekspertiza, koncepte dhe projekte për mbrojtjen, ruajtjen, ekspozimin dhe përdorimin e qendrave arkeologjike dhe monumentale

·       Botime shkencore dhe popullore mbi historinë e arkitekturës, artit, arkeologjisë dhe restaurimit

·       Sensibilisimi i opinionit brënda dhe jashtë vendit nëpërmjet konferencave, simpoziumeve dhe ekspozitave mbi historinë e qendrave arkeologjike, të artit dhe të arkitekturës

·       Kualifikimi profesional në fushën e arkeologjisë, të historisë së artit dhe të arkitekturës

 

 

 

 

Foto

 
Frashëri, Shtëpia-Muze e Tre Vëllezerve Frashëri
   

 

 

Fondacioni është një organizat jofitimprurëse dhe joqeveritare dhe nuk ka qëllime politike. Ai jep kontributin e tij, konform Ligjit „të Trashëgimisë Kulturore Nr. 9048 datë 07.04.2003, neni 41-42“.

 

Vepritaria e saj është përcaktuar në Aktin e Themelimit të Dhomës së Noterisë Tiranë (Nr. 6200 REP, dhe Nr. 1796 KOL të datës 17.09.2007) dhe në Statutin e vet të datës 12.09.2007.

 

Selia ligjore dhe administrative e Qendrës Frashëri ndodhet në Tiranë, në adresën „rruga Mihal Grameno (Dalip Zavalani), Pall. 4, Ap. 3.

 

Si potencial dhe eksperincë “Qendra Frashëri” ka në themel përvojën disadhjetëvjëçare profesionale vëndase dhe ndërkombëtare të specialistëve të saj. Drejtori Ekzekutiv i Qëndrës është Prof. Gjergj Frashëri.

 

Deri më sot fondacioni ka bashkëpunim me institutionët dhe organizatat shqiptare dhe gjermane. Me aktivitetin e tij fondacioni bën përpjekje të ndërtojë bashkë punimin e vet të Trashëgimisë Kulturore edhe më qëndra, shoqata dhe organizata të vendëve të tjera.

 

 

PROJEKTET 2007-2014:

Në vitet e fundit fondacioni “Qendra Frashëri” ka zhvilluar në Shqipëri disa projekte për ruajtjen dhe paraqitjen muzeale të monumenteve dhe të mjediseve arkeologjike.

·       Kalaja e Tiranës, gërmime arkeologjike dhe gjurmime arkitektonike projekt për ruajtje dhe restaurim për qëllime muzeale dhe turistike:

          Qendra jonë ka përgatitur një Master-projekt tashmë të miratuar nga MTKRS për resta - urimin dhe rivitalizimin e Kështjellës së Tiranës, në qëndër të kryeqytetit. Me shpen - zimet e saj u kryen në  vitet 2007 dhe 2008 dokumentimi i krejt kalasë dhe punimet për zbulimin e strukturave ndërtimore    rrugën Murat Toptani. Gjithashtu ajo dha idenë fillestare për kthimin e saj në rrugë këmbësorësh,  për vlerësimin e monumentit si dësh - mi historike dhe park kulturor për kryeqytetasit.

 

Kalaja e Tiranës

 

 

·       Hartimin e Rregullores se plotë mbi „Arkeologjikë e shpëtimit në Shqipëri“ dhe Rregullores për „Pajisjen me Liçenca profesionale të Arkelogëve dhe Firmave që kryejnë veprimtari arkeologjike“ sipas standarteve ndërkombëtare, me porosi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë

 

·       Koncept mbi një projekt ndërkombëtar të ruajtjes së monumenteve arkeologjikë në qytetin e Durrësit sipas koncepteve dhe ligjës së administrimit evropian

 

·       Projekt mbi hulumtimin dhe reaturimin e Anfiteatrit të Durrësit për që - llime muzeale dhe turistike:        

          Qendra jonë ka përgatitur gjithashtu një Master-projekt tashmë të miratuar nga MTKRS për restaurimin dhe  rivitalizimin e Amfiteatrit të Durrësit.  Në gjëndjen e sotme Amfiteatri  nuk tregon tek vizitori, një përkujdesje kulturore. Përveç banesave të tepërta që rrinë mbi kurrizin e tij, ai ka sëmundje të rënda të qëndrushmërisë statike të strukturave mbajtëse, ka destabilitet gjeo-teknik prej ujrave nëntokësore e burimore në substruksionet e veta, ka erosion, et. Në të tilla kushte është planifikuar restaurimi i tij, i cili parashikon rivitalizimin e gjysmës veriore si theatër për nevojat e sotme, restaurimin dhe pajisjen si zone muzeale  të pjesës perëndimore dhe konservimin e parkut arkeologjik që do të rezultojë nga gërmimet për qëllimet e restaurimit.

 

 

Amfiteatri i Durrësit

 

·       Projekt për konservimin arkeologjik dhe paraqitjes muzeale të gërmimeve në rrugën Troplini në qëndër të Durrësit:         

          Në vitin 2009 u kërkua të zhvillohej një koncept-konservimi për rrënojat arkeologjike në rrugën Troplini, në qëndër të Durrësit. Dy vjet më parë (2007) në këtë vënd ishin kryer gërmime arkeologjike nga arkeologët rajonalë.  Rënojat e kohës helenistike dhe romako-bizantine rezultuan me vlera të veçanta, por në mungesë të idesë për ruajtjen e tyre, ato u lane për një kohë të gjatë të mbuloheshin nga uji. Specialistët tanë gjetën këtu zgjidhje me investitorin privat. Kati i nëndheshëm i planifikuar për garazhe u kthye në hapsirë muzeale për ruajtjen dhe ekspozimin e rrënojave arkeologjike. Me këtë marrëveshje u preçizua projekti i ndërtimit të themeleve të ndërtesës, poshtë strukturave arkeologjike.

 

·       Program i një projekti themelor për hartimin e Hartave arkeologjike në Shqipëri me sistemin e koordinatave topografike të vëndit në bashkëpunim me Institutin gjerman të Romës, të Universitetit të Köln-it, të Zyrave të Mbrojtjes së nëntokës arkeologjike në Bonn dhe të instutucioneve të tjera  dhe specialistëve shkencore të Evropës

 

·       Projekt për konservimin e kështjellës së Ali Pashës në Kanalin e Vivarit në Butrint për qëllime muzeale dhe turistike:                   

           Është realizuar një projekt për konservimin dhe rivitalizimin e Kështjellës së Ali

           Pashës në Grykën e Kanalit të Vivarit afër Butrintit  për qëllime muzeale dhe turistike. Projekti parashikon restaurimin e kësaj kështjelle të ndërtuar më 1808, pajisjen funk - sionale të njërës prej kullave të saj si muze të Ali Pashës dhe ripërdorimin mureve rrethuese të saj si pikë vëzhgimi (observimi) nga vizitorët për Parkun Natyral  të Zo - gjve, që ndodhet në hapsirën përreth kalasë.

 
VivariKështjella e Ali Pashë Tepelenës
 

·       Program për ndërtimin e Arkivës arkeologjike në Shqipëri sipas standarteve të sotme, të Metodës dhe Kërkesës të afta për shkëmbimin reciprok të të dhënave dhe përvojës me ato të arritura në Evropën Qëndrore dhe Perëndimore, me porosi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë

 

·       Projekt për gërmime arkeologjike dhe restaurimi (anastilozë) të mureve rrethuese antikë të Albanopolisit (Zgërdhesh)

·       Kualifikime personeli për 3 D Laserscanning:

          Një nga kapacitetet e Qëndrës sonë është ekipi i kualifikuar me teknologjinë ultra-moderne. Prej më se katër vjet kemi vënë në përdorim në Shqipëri Scanerin Laser 3 Dimensional të Modelit Amerikan TRIMBLE për dokumentimin e monumenteve historike, siteve arkeologjikë, veprave arkitekturore,  monumentet inxhinierike (urat, rrugët, etj.). Qendra jonë ka sjellë me shpenzimet e saj specialistë francezë dhe

      gjermanë për të kualifikuar të rinj shqiptarë me metodat dhe konceptet moderne evropiane të arkeologjisë dhe të ruajtjes së monumenteve, gjithashtu edhe për  teknologjinë ë Skanerit 3 Dimensional.  Specialistët shqiptarë të Qëndrës punojnë

      tashmë me lehtësi në projektet e teknikave të Total Station-it, në ato të përdorimit të GPS me performancë të lartë profesionale, si edhe me Skanerin 3 Dimensional. Qendra jone me specialistet dhe tekniken e saj eshte e gatshme per te marre persiper detyra projektimi e zbatimi ne fushen e trashegimise kulturore ne Shqiperi dhe ne

      vende te tjera te rajonit, konform teknologjisë më të avancuar të kohës.

 

3D Scanner3D Laserscanning

 

 

 

·       Matje me 3-D-Laserscanner:

          Durrës, Amfiteatri (2011-2012):

          Qëndra jonë ka përgatitur një Master-projekt tashmë të miratuar nga MTKRS për restaurimin dhe  rivitalizimin e Amfiteatrit të Durrësit. Hapi i parë i punimeve në terren .... Matje e të gjithë monumentit me 3-D-Laserscanner profesional Trimble (2011-2012).

 

 

 

 

Amfiteatri Durres, 3D Laserscanning

·       Udhëtime për kualifikimin profesional të punonjesve në Arkeologji dhe restaurime bashkëkohore:

         Qendra jonë ka organizuar gjithashtu udhëtime edukimi profesional me specialistët shqiptarë, për të marrë

      experiencë në institucione apo subjekte private të trashegimisë kulturore në Gjermani, Itali, Greqi, Mali i Zi,

      Kroaci dhe Çeki.

 

·       Qendra jonë në kujtesë të 100 vjetorit të Djegies së Frashërit nga andartët grekë organizoi Konferencën shkencore me temë: Vendi që zë Frashëri në historinë e Shqipërisë dhe projektet për rigjallërimin e tij si qëndër e komunës së Dangëllisë. Më shumë informacion

 

 

 

 

 

QENDRA Frasheri

 

Drejtor: Prof. Gjergj Frasheri

Cel: 00355-(0)68-6034882

 

 

Tiranë ∙ rr. Mihal Grameno (Dalip Zavalani), Pall. 4, Ap. 3
stadtarchaeologie@t-online.de

gjergjfrasheri@gmail.com

Homepage: www.stadtarchaeologie-aker.org

 

 
 
Partnerë ndërkombëtar:

AKeR shpk

ARKEOLOGJI KONSERVIM e RESTAURIM

 

Stadt- und Landschaftsarchäologie

• Büro für Bodendenkmalpflegerische Gutachten